Gafa më e madhe në histori apo trukim?!

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 13:26 | Futboll

Portieri i Haitit, Josue Duverger, është bërë protagonist i një episodi tejet të veçantë në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës ndaj Kanadasë.

Duverger realizoi një autogol tejet të çuditshëm me nisjen e pjesës së parë, duke i hapur rrugë triumfit 3-0 të Kanadasë.

Një prej mbrojtësve e kthen topin te portieri, i cili edhe pse ishte i pashqetësuar, bën dy gabime radhazi dhe në fund topi kalon vijën. Një gafë e dyfishtë, e cila duket thuajse e pamundur që të ndodhë, ka ngritur edhe hije dyshimi për trukim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos