
Pentagoni ka publikuar zyrtarisht 3 video të shkurtra, të cilat shfaqin “fenomene të paidentifikuara ajrore”. Këto pamje filmike ishin bërë publike më herët dhe nga një kompani private. Në to shfaqet një objekt misterioz teksa fluturon me shpejtësi. Në dy video dëgjohen pjesëtarë të ushtrisë amerikane ndërsa reagojnë për lëvizjen tepër të shpejtë të objektit të konsideruar si UFO. Njëri prej tyre mendon se është një dron.
Zyrtarët e Pentagonit publikuan videot për “të qartësuar çdo keqkuptim nga publiku lidhur me vërtetësinë e pamjeve që po qarkullonin, apo nëse kishte material shtesë të papublikuar”. Për autoritetet amerikane nuk kemi të bëjmë me sisteme apo aftësi të avancuara, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë inkursion të alienëve nga hapësira. (A2 Televizion)