Uiski 1 milion dollar dhe jahte gjigande, vendi i preferuar nga VIP-at për pushime

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 21:57 | Lifestyle

Një cikël i ri dokumentarësh zbulon pse të pasurit dhe të famshmit duan të shkojnë në Saint-Tropez për të kaluar pushimet e tyre.

Jennifer Lopez, Ben Affleck dhe Rebel Wilson, janë vetëm disa nga personazhet e njohur ​​që kaluan një pjesë të verës së tyre këtë vit në qytetin bregdetar në rivierën franceze.

Program i Channel 5 i quajtur "Playgrounds of the Rich and Famous" po eksploron tërheqjen e famshmëve duke shfaqur kënaqësitë e ofruara nga Saint-Tropez, përfshirë këtu uiski që kushton 1 milion euro shishja, vreshta gjigante dhe jahtet më të mëdhenj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos