Protestojnë duke bllokuar trenin, udhëtarët humbin durimin dhe dhunojnë ambientalistët

Nga A2 CNN
17 Tetor 2019, 12:04 | Bota
Protestojnë duke bllokuar trenin, udhëtarët humbin durimin dhe

Grupi ambientalist Extintion Rebellion ka disa javë që proteston në Londër për mungesën e politikave ndaj ndryshimeve klimatike.

Ata kanë bllokuar sheshet kryesore, me protesta shpesh herë plot fantazi dhe mesazhe të goditura, duke merituar simpatinë e një pjese të opinionit publik në Britaninë e Madhe.

https://twitter.com/HollyJoCollins/status/1184713537232556032

Por sot disa prej tyre ka ekzagjeruar, duke bllokuar trenin në stacionin e Canning Town të Londrës, i cili pritej nga qindra persona që do të shkonin në punë.

https://a2news.com/2019/10/08/londer-500-arrestime-ne-protestat-kunder-ndryshimeve-klimaterike/

Sikur tregojnë pamjet amatoriale, disa aktivistët kanë hipur sipër trenit, por pasagjerëve në pritje u ka sosur durimi, dhe kanë filluar të protestonin fillimisht, dhe më pas të tërhiqnin poshtë ambientalistët, duke i dhunuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos