
Durrësi këtë fundvit pritet të konkurrojë Korçën, përsa i takon rezervimeve për festat e fundvitit, Krishtlindja dhe Viti i Ri. Por ndryshe nga Korça ku vizitorët janë kryesisht nga vendi, në Durrës këtë fundvit pritet të ketë fluks turistësh të huaj.
Administratorët e resorteve dhe hoteleve shprehen të kënaqur, ndërsa rezervimet kanë shkuar në masën 80 për qind të kapaciteteve të tyre.
Këtë fundvit edhe porti i Durrësit pritet të ketë një fluks të konsiderueshëm, ose një sezon të vogël veror. Sipas autoriteteve portuale, biletat në ardhje në Durrës në datat para festave dhe ditët e para të janarit janë të gjitha të prenotuara.
Sipas parashikimeve, pritet që këtë fundvit në portin e Durrësit të vijnë minimalisht mbi 20 mijë persona me tragetet e linjave me Italinë. (A2 Televizion)