Ukraina akuzon Rusinë se ka shkelur armëpushimin, bombardohet një çerdhe

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 12:55 | Bota

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas, për bombardimet në një fshat në zonën e kontrolluar nga Ukraina.

“Forcat pushtuese ruse, bombarduan qytetin Stanytsia Luhanska në rajonin e Luhanskut, duke shkelur ashpër marrëveshjen e armëpushimit”, thanë zyrtarët ushtarakë ukrainas, në një deklaratë.

https://a2news.com/2022/02/17/lavrov-akuzon-nato-n-ka-kaluar-vijen-po-ben-ate-gje-per-te-cilen-akuzon-mosken/

Ndërtesa e një kopshti të fshatit, u godit nga një predhë përmes murit të një dhome.

Kreu i fshatit, Albert Zinchenko, tha për “BBC News Ukraine” se u plagosën tre persona, të cilët u dërguan në spital.

"Një roje sigurie, një punonjëse lavanderie dhe një ndihmësmësuese e çerdhes. Ata janë në spital duke vuajtur nga goditja e predhave dhe stresi", tha ai.

https://a2news.com/2022/02/17/deklarata-e-forte-e-zelensky-t-disa-vende-te-be-se-luajne-me-rusine-per-ta-mbajtur-ukrainen-jashte-nato-s/

Sipas tij, disa fëmijë ndodheshin në ndërtesë në momentin e bombardimeve, por shpëtuan të padëmtuar.

Më herët, separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, pretenduan se ushtria ukrainase filloi të bombardonte një numër vendbanimesh.

Nga ana e tyre, edhe separatistët kanë akuzuar forcat qeveritare se kanë hapur zjarr 4 herë në territorin e tyre, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Ukraina akuzoi rebelët për bombardime në një çerdhe fëmijësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos