
1.2 miliardë dollarë është paketa e re e ndihmëse që SHBA-ja i dhuroi Ukrainës për mbrojtje ndaj pushtimit rus. Sipas të dhënave, fondi i akorduar përfshin sisteme mbrojtëse, municione për antiajrorët perëndimorë, predha 155 mm për artilerinë vetëlëvizëse, municione për rrëzimin e dronëve dhe pamje satelitore.
Në një deklaratë, presidenti Zelensky falënderoi SHBA-në për ndihmën e dhënë deri më tani për të ndaluar agresionin e Rusisë. Për vitin 2023, Departamenti i Mbrojtjes në SHBA i siguroi Ukrainës 5 miliardë dollarë ndihma, i ndarë ky në katër paketa. Në vitin 2022, SHBA-ja dhanë një fond prej 6.3 miliardë dollarë në ndihmë të Ukrainës. (A2 Televizion)