Ukraina merr kontrollin e pjesës më të madhe të kufirit me Rusinë

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 18:22 | Bota
Ukraina merr kontrollin e pjesës më të madhe të kufirit me

Forcat ukrainase bëjnë me dije se kanë marrë kontrollin e 1200 kilometrave kufitare, që është afërsisht 2/3 e kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Lajmi u dha nga kreu i departamentit të shtetit për mbrojtjen e kufijve, Leonid Baran.

Ndërkohë që në Mariupol, rusët kanë rinisur ofensivën në metalurgjikin e Azovstalit me armatime të rënda dhe tanke.

I gjithë kompleksi është aktualisht në flakë, edhe për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos