“Ukraina po konsideron neutralitetin”, Lavrov: SHBA nuk dëshiron zgjidhje të shpejtë të konfliktit

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 10:45 | Bota
“Ukraina po konsideron neutralitetin”, Lavrov: SHBA nuk

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se palët janë pranë arritjes se një marrëveshjeje paraprake dhe Kievi po e merr seriozisht në konsideratë statusin neutral. Megjithatë, ai tha për median “RBC” se kishte edhe gjëra të tjera të rëndësishme për t’u dakordësuar, si përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë dhe liria e shprehjes.

Lavrov shtoi se Rusia nuk sheh asnjë shenjë që SHBA-ja të jetë e interesuar për të zgjidhur konfliktin. “SHBA-ja luan rol vendimtar në formimin e qëndrimit të autoriteteve ukrainase, por sot nuk shohim interes prej tyre, për ta zgjidhur konfliktin shpejt”, tha Lavrov.

Para komenteve të Lavrov, negociatori rus, Vladimir Medinsky, tha për agjencinë rusë të lajmeve Interfax se bisedimet ishin të ngadalta dhe të vështira, por Rusia donte të arrinte seriozisht paqen, sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë dhe neutrale, jo anëtare të ndonjë blloku, jo anëtare të NATO-s”, tha Medinsky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos