Ukraina po vlerëson ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 12:23 | Bota
Ukraina po vlerëson ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

Pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Luhanskut dhe Donbasit, Ukraina njofton se po vlerëson mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Lajmi u dha nga presidenti Zelensky gjatë një konference për shtyp me homologun estonez, ku tha se i ka ardhur një kërkesë nga Ministria e Jashtme për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Gjithashtu, Zelensky shtoi se vendet partnere nuk duhet të vonohen më shumë me vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos