Ukraina sulmon fshatin kufitar rus me raketa

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 08:12 | Bota
Ukraina sulmon fshatin kufitar rus me raketa

Autoritetet lokale në rajonin e Kursk në Rusi raportojnë se, mëngjesin e së premtes, një seri shpërthimesh janë regjistruar, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Sipas guvernatorit të provincës, Roman Starovoit, shpërthimet janë shkaktuar nga disa raketa që u lëshuan nga territori i Ukrainës.

Starovoit shton se mbrojtja raketore në Gordeevka u aktivizua menjëherë, për të mos lejuar që sulmi të kishte pasoja fatale për banorët e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos