Ukraina: “U ndërpre buka e 7 milionë njerëzve në botë”. BE, thirrje Rusisë të rihapë “linjën detare”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 09:32 | Bota
Ukraina: “U ndërpre buka e 7 milionë njerëzve në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i bëjnë thirrje Rusisë që të heqë pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga Ukraina. Përfaqësuesi i lartë i unionit për politikë të jashtme, Josep Borrell, tha se ky itinerar është tepër i nevojshëm për të përballuar krizën ushqimore globale të shkaktuar nga lufta.

Kundër vendimit të Moskës është shprehur dhe vetë Kievi. “Duke pezulluar marrëveshjen për grurin me pretekstin e rremë të shpërthimeve të ndodhura 220 kilometra larg nga korridori i grurit, Rusia bllokon 2 milionë tonë grurë për 176 anije, mjaftueshëm për të ushqyer 7 milionë njerëz në botë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai shtoi se Rusia e kishte planifikuar prej kohësh pezullimin e respektimit të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë, për situatën jo vetëm me Ukrainën, por edhe atë globale ka folur ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, që paralajmëron se ndodhemi në një krizë të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos