Zelensky thirrje rusëve: Putin po iu dërgon në luftë si ‘mish për top’

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 09:44 | Bota
Zelensky thirrje rusëve: Putin po iu dërgon në luftë si

Presidenti Zelensky përsëriti ultimatumin drejtuar rusëve që i janë përgjigjur thirrjes së Putin për t’iu rreshtuar ushtrisë, të heqin dorë nga kjo gjë.

Në mesazhin e tij të përditshëm, lideri ukrainas e cilësoi mobilizimin ushtarak si kriminal dhe shtoi se kreu i Kremlinit po i dërgon qytetarët rusë me vetëdije për të vdekur në këtë luftë.

Duke folur në rusisht në mesazhin, udhëheqësi i Kievit tha se komandantët rusë nuk kujdesen për jetën e njerëzve të tyre. 

"Është më mirë të mos pranosh një thirrje sesa të vdesësh në një tokë të huaj si kriminel lufte," deklaroi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos