Ukraina zhytet në errësirë, Rusia hodhi mbi 70 raketa, Zelenski: OKB të ndalë terrorizmin

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 15:16 | Bota
Ukraina zhytet në errësirë, Rusia hodhi mbi 70 raketa, Zelenski:

Rreth 70 përqind e kryeqytetit ukrainas Kiev, mbetet pa energji elektrike si pasojë e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike rreth vendit.

Kryebashkiaku Vitali Klitchko tha firmat energjetike, por përpiqeshin të rikthenin elektricitetin, e po ashtu furnizimet me ujë të pijshëm. Temperaturat e acarta dhe bora kanë mbërthyer Ukrainën në luftë, dhe qytetarët po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i mbijetuar dimrit dhe të ftohtit.

Banorët e Kievit janë të gatshëm të paguajnë qira të larta të shtëpive në periferi, ku mund të instalojnë gjeneratorë dhe të përdorin drutë për t'u ngrohur.

“Kemi gjeneratorë këtu dhe nëse ka ndërprerje të energjisë mundemi të sigurojmë furnizimin. Kemi edhe oxhak, kështu mund të përdorim zjarrin për të gatuar”, deklaron një banorë.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i bëri thirrje këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuar të veprojë për të ndalur sulmet ruse ndaj infrastrukturës kritike që kanë zhytur qytete të tëra në errësirë dhe të ftohtë.

 “Nuk mund të mbetemi peng i një shteti terrorist. Rusia po bën gjithçka për ta bërë një gjenerator energjie një mjet më të fuqishëm se Karta e OKB-së. Por ne mund ta ndalim të gjithë këtë. Na duhen vendime”, deklaroi presidenti ukrainas.  

Në Lvivin perëndimor, energjia, uji dhe i ngrohti janë rikthyer, pasi qyteti mbeti plotësisht pa energji ditën e mërkurë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi. Por ai tha se do të kishte ndërprerje të tjera në pjesë të qytetit. 

OBSH-ja ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare, pasi energjia mungon edhe në spitale. Moska lëshoi një breshëri prej 70 raketash rreth Ukrainës të mërkurën, si pasojë të paktën 10 persona u konfirmuan të vrarë, dhe 3 centrale bërthamore u mbyllën me urgjencë.

 Në shënjestër u vu edhe një maternitet ku humbi jetën një i porsalindur, ndërsa si pasoje e sulmeve në infrastrukturë ndërprerje të energjisë pati edhe Moldavia fqinje. Një balerin i njohur 26-vjeçar në Kiev, mbeti i vrarë nga një snajper në frontin e luftës, në qytetin lindor të Bakhmut. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/23/rusia-leshon-shi-bombash-ne-mbare-ukrainen-goditet-kievi-vdes-i-porsalinduri-ne-zaporizhzhia/
https://a2news.com/2022/11/24/shba-400-milione-dollare-ndihma-te-tjera-ushtarake-per-ukrainen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos