Rusia lëshon “shi” bombash në mbarë Ukrainën, goditet Kievi, vdes i porsalinduri në Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 15:13 | Bota
Rusia lëshon “shi” bombash në mbarë Ukrainën,

Vdekja mbërrin në vendin e lindjes. Një foshnje në Zaporizhzhia nuk e shijoi kurrë jetën në Ukrainë. Një raketë e lëshuar nga ushtria ruse, e cila goditi një maternitet, i mori jetën të porsalindurit.

Mamaja dhe doktori që e sollën në jetë, u shpëtuan dhe u nxorën nga rrënojat. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se “po sjell terror dhe vdekje” në vendin e tij.

Kështu, as moti i ftohtë nuk po ndalon luftën, që ka 9 muaj që ka nisur, madje Ukraina thotë se do ky do të jetë dimri më i ashpër që prej luftës së dytë botërore. Sirenat e alarmit u dëgjuan në shumë qytete të Ukrainës nga jugu në lindje e deri në qendër në Kiev, për shkak të breshërisë së sulmeve ajrore dhe bombave të lëshuara nga ushtria ruse.

Autoritetet raportojnë disa shpërthime në kryeqytet dhe u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet e sigurta, ndërsa zona të shumta kanë mbetur pa energji elektrike. Në javët e fundit, Rusia ka shtuar bombardimet duke shënjestruar rrjetin energjetike dhe të ngrohjes në Ukrainë, pasi mori një sërë humbjesh në terren përgjatë luftës.

Raketat ruse goditën dhe rajonin e Mikolaivit në jug, ndërsa në perëndim, zyrtarët e Lvivit këshilluan banorët që të qëndrojnë në vendet e sigurta. E gjithë kjo vjen pasi Parlamenti Europian, miratoi një rezolutë që e përkufizon Rusinë, një shtet sponsor të terrorizmit.

Zyrtarët në Ukrainë, përfshirë presidentin Zelensky e përshëndetën këtë qëndrim të institucionit të bllokut të fuqishëm, dhe e përcaktuan atë si shkak për sulmet e fundit të ushtrisë së Moskës në mbarë vendin. Ndërkohë, në media po raportohet se municionet e NATO-s po pakësohen ndjeshëm dhe për këtë arsye mund të pritet dhe një frenim në furnizimin e Ukrainës me mjete luftuese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/18/kievi-lufta-mund-te-perfundoje-para-se-te-clirohen-territoret-papa-shpreh-gatishmerine-e-vatikanit-per-te-negociuar-paqen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos