Ukrainasit: Rusia ka dëmtuar tubacionin e gazit, 750 mijë persona rrezikojnë të vdesin nga i ftohti

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 16:18 | Bota
Ukrainasit: Rusia ka dëmtuar tubacionin e gazit, 750 mijë persona

Rusia ka dëmtuar tubacionet e gazit që lidh Donjetskun me Mariupol. Tani, pothuajse 750 mijë persona rrezikojnë të mbeten pa ngrohje, kur temperatura është ende nën zero. Ata rrezikojnë të vdesin nga i ftohti”.

Kjo është dëshmia dramatike, e postuar në profilin e saj Twitter, të deputetes ukrainase Inna Sovsun, që mund të shndërrohet në një katastrofë humanitare për popullsinë që është goditur nga sulmet e shpeshta të ushtrisë ruse.

https://twitter.com/InnaSovsun/status/1500473320919244804

Tentativat për një armëpushim në Mariupol gjatë ditës së sotme nuk kanë patur efektin e shpresuar, duke u thyer disa herë nga raketat ruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/06/deshton-armepushimi-ne-mariupol-bombardime-ne-disa-qytete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos