Ulen ndjeshëm rastet me koronavirus në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 16:27 | Aktualitet
Ulen ndjeshëm rastet me koronavirus në Shqipëri

Vijon të jetë në përmirësim të vazhdueshëm situata me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas raportimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 628 testime të kryera, 19 prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 53 persona u shëruan.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 raste aktive me virusin Sars Cov 2, ndërkohë që sërish gjatë ditës së fundit nuk ka pasur humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 628 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 53 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki:

 10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                19

Të shëruar në 24 orë             53

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     628

Testime totale                   1,989,378

Raste pozitive                      331,452

Raste të shëruara                  327,610

Raste Aktive                             251

Humbje jete                              3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    181

Elbasan                   16

Fier                           15

Gjirokastër                15

Shkodër                 8

Vlorë                         5

Berat                           5

Lezhë                        2

Durrës                     2

Kukës                          1

Korçë                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos