
Orët e para të ditës së sotme sjellin kthjellime e vranësira të lehta, si dhe rënie të temperaturave kryesisht në veri-verilindje ku minimumi zbret në -7°C.
Kthjellimet vijojnë në pjesën më të madhe të vendit deri pasdite, kur vranësira kalimtare shfaqen në veri dhe zonat qendrore.
Temperaturat e mesditës nuk sjellin ndryshime të ndjeshme, duke ruajtur maksimalen rreth 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi verilindor, ndërsa dallgëzimi në bregdet mbetet i ulët. (A2 Televizion)