Çmimet kombëtare të letërsisë, Flutura Açka fiton me ''Birin'', ndërsa Bardhyl Londo me vargjet e ''Prill i hidhur''

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 20:11 | Aktualitet
Çmimet kombëtare të letërsisë, Flutura Açka

Mes rreshtave të shkruar në një vit të vështirë. Kështu ka nisur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsinë këtë fundvit. Librat më të mirë për vitin 2020 janë zgjedhur.

Juria e kryesuar nga Mehmet Kraja ka vlerësuar si veprën më të mirë të këtij viti të vështirë, “Birin” e Flutura Açkës, një roman i shkruar si një pasuri që e përsos gjithnjë individin.

“Një libër që na mëson vazhdimisht për forcën e humbjes, për forcën e jetës, për forcën e dashurisë dhe trishtimin e madh që shkakton vdekja”, tha gazetarja Rezarta Reçi, që mori trofeun në vend të autores.

Vargjet më të bukura u vlerësuan ato të poetit Bardhyl Londo, ndërsa libri më i mirë për fëmijë shkoi për Persida Asllanin. “Diçka shume e ndryshme nga ato që shkruaj zakonisht, por bëhet e thjeshtë kur takohesh me fëmijën që ke brenda vetes”, deklaroi autorja.  

Libri më i mirë studimor u shpall ’Origjinat’ shkruar nga profesori Artan Fuga, ndërsa si përkthyesi i vitit 2020 u vlerësua Granit Zela.

Por, ndryshe nga çmimet e kësaj dekade, kjo ceremoni u pasurua edhe me një çmim honorifik “Muza”, për Petrit Rukën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos