Ulet bilanci i viktimave në Spanjë, vijon rritja e të infektuarve

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 15:58 | Aktualitet

Autoritetet shëndetësore në Spanjë raportuan 435 jetë të humbura në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, duke e çuar në mbi 21 500 numrin total të viktimave. Edhe pse me numra të vegjël, humbjet e jetës vijojnë të ulen në Spanjë. Nga ana tjetër janë regjistruar 4 211 të infektuar të rinj me virusin vdekjeprurës për një total prej 208 mijë persona të prekur nga Covid-19. Ndërkohë, 85,915 pacientë janë konfirmuar si të shëruar nga sëmundja, ndërsa 7,705 ndodhen në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos