Kukësi, qyteti që nuk u rrezikua nga flakët

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
4 Tetor 2026, 19:42 | Sociale

Gjatë muajve të verës, në masivet pyjore të Hasit janë regjistruar vetëm tre raste zjarresh, të cilat janë neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të mëdha.

Drejtori i Shërbimit Pyjor dhe Drejtor Operacional i Emergjencave Verore, Fadil Dauti, thotë se angazhimi i strukturave vendore dhe masat e marra për monitorimin e territorit kanë ndikuar në kontrollin e situatës.

Sipas Dautit, masat e marra kanë ndihmuar jo vetëm në ndërhyrjen e shpejtë në rastet e evidentuara, por edhe në uljen e ndjeshme të numrit të zjarreve krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar, në territorin e Hasit u regjistruan rreth 10 raste zjarresh, disa prej të cilave morën përmasa të mëdha dhe kërkuan angazhim të shtuar të strukturave për shuarjen e tyre. Ndërkohë, edhe në nivel qarku, numri i rasteve të zjarreve në masivet pyjore ka qenë i kufizuar.

Gjatë sezonit të verës, në të gjithë territorin e Qarkut Kukës janë regjistruar tetë raste zjarresh në pyje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos