Ulen me 16% infeksionet ditore në Francë, Rusia regjistron numrin më të ulët që nga 18 nëntori

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 10:45 | Bota
Ulen me 16% infeksionet ditore në Francë, Rusia regjistron numrin

Efektet pozitive të shtetrrethimit duke nisur nga ora 6 e pasdites kanë filluar të ndjehen në Francë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, këtë mëngjes.

Sipas tij, në 15 departamente numri i infeksioneve të reja ditore u ul me 16%.

"Ishte një zgjedhje e vështirë, por e domosdoshme pasi efektet po ndihen. Rënia nuk do ta zmbrapsë epideminë në një kohë të shkurtër, por do ta stabilizojë. Në nivelin kombëtar duhet të presim pak më shumë që efekti i shtetrrethimit, i dekretuar javën e kaluar që nga e shtuna në mbrëmje, të shfaqet. Në çdo rast, qarkullimi i virusit mbetet shqetësues".

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Véran, tha të martën se virusi po qarkullonte ende në një nivel shqetësues në Francë, por nuk rekomandoi një bllokim të tretë kombëtar.

Po kështu, rënie të rasteve të koronavirusit janë regjistruar edhe në Rusi. Në 24 orët e fundit, Rusia raportoi 21 734 raste, numri më i ulët që nga 18 nëntori. Sipas qendrës federale të krizave të koronavirusit numri i rasteve në Rusi ka arritur në 3 612 800.

Sipas të dhënave nga qendra e krizës, shkalla e rritjes së koronavirusit është 0.6%.

Ndërkohë, numri i viktimave në 24 orët e fundit është 586, duke e çuar në mbi 66 mijë viktima numrin total të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos