
Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve vlerësuan se spitali Covid 2 do të qëndrojë në gatishmëri dhe në funksion të pacientëve me koronavirus deri në stabilizimin e situatës nga pandemisë.
Ekspertët e komitetit, pas një takimi që zgjati disa orë me titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë vlerësuan se duhet pritur edhe disa kohë deri në një qëndrueshmëri të rasteve që kanë nevojë për spital.
Në takim, ministrja Manastirliu falënderoi mjekët për përkushtimin e tyre dhe ndau me ta mendime për strategjinë që do të ndiqet gjatë periudhës 2021-2023.
Aktualisht ne spitalin Covid 2 po marrin trajtim pacientë nga 210 shtretër që ka kapacitete ky spital. (A2 Televizion)