Ulja e rasteve, Ministria e Shëndetësisë po mendon rikthimin e “Shefqet Ndroqit” në normalitet

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 10:40 | Aktualitet
Ulja e rasteve, Ministria e Shëndetësisë po mendon rikthimin e

Pas më shumë se 14 muajsh, Sanatoriumi apo i njohur ndryshe me emrin Covid 2 nuk do të përdoret më për trajtimin e personave me koronavirus.

Kjo masë pritet të njoftohet së shprejti nga Ministria e Shëndetësisë, si pasojë e uljes së ndjeshme të rasteve me Covid që kanë nevojë trajtimi më të specializuar.

https://a2news.com/video/mungojne-vaksinat-qytetaret-ne-pritje-per-te-marre-dozen-e-dyte/

Aktualisht, në këtë spital po marrin ndihmë mjekësore 28 pacientë me Covid. Por nga sa mësohet ministrja Manastirliu pritet të diskutojë me mjekët e spitaleve Covid për transferimin e të sëmurëve.

Spitali Infektiv do të jetë ai që do të mbajë peshën kryesore të personave të prekur. Gjithashtu, po diskutohet dhe mbyllja e pavijoneve Covid në spitalet rajonale për shkak të rënies së numrit të të infektuarve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/18/eshte-thyer-zinxhiri-i-transmetueshmerise-ulqinaku-pro-lehtesimit-te-masave-kunder-vaksinimit-nen-18-vjec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos