
Kontrollorët e trafikut ajror të Rinasit patën këtë të premte përballjen e parë gjyqësore me shoqërinë ku punojnë, AlbControl.
Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën përgatitore të padisë së bërë nga Sindikata e Kontrollorëve, mes së cilës atë kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Këshillit Mbikqyrës të AlbControl të prillit 2020, që u uli ndjeshëm pagat mujore.
Padia në fjalë është depozituar në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës në gusht të vitit të kaluar, pesë muaj pas reduktimit të pagave. Sipas avokatit, gjatë këtyre muajve nuk kishte pasur negociata mes tyre dhe AlbControl.
I pyetur lidhur me pozitën e tre kontrollorëve të ndaluara, avokati Kthupi këmbënguli në faktin se ata nuk kishin kryer paligjshmëri.
Pasi kaloi çështjen në fazën e shqyrtimit gjyqësor, gjykata caktoi datën 10 qershor për seancën e radhës të shqyrtimit të padisë. (A2 Televizion)