
Për tre ditë me radhë të moshuarit po qëndrojnë në radhë për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, por pa rezultat. Pas qëndrimit sfilitës në këmbë dhe në temperature të larta, ata përcillen për në shtëpi pas orës 12:00 të drekës.
Shkak i kësaj situate është bërë mungesa e sasisë së dozave të dyta të vaksinave. Në stadiumin “Air Albania” procesi i vaksinimit është pezulluar, e si rrjedhojë qytetarët i janë drejtuar Sheshit Skënderbej.
Të revoltuar qytetarët thonë se vaksinimi masiv funksionoi vetëm për fushatë elektorale. Ndërkohë nga autoritetet njoftohet se furnizimi me doza vaksinash anti-covid vijon teksa deri tani janë kryer mbi 670 mijë doza dhe afro 200 mijë qytetarë që kanë marrë vaksinën e dytë. (A2 Televizion)