"Unë qëndroj në çdo semafor", Rama: Ministrat e mi kanë marrë gjoba nga policia

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 14:11 | Politikë
"Unë qëndroj në çdo semafor", Rama: Ministrat e

Kryeministri Rama deklaroi se ai dhe ministrat e tij, i respektojnë rregullat e qarkullimit dhe madje janë gjobitur nëse kanë kryer shkelje.

“Sa për dijeni kur të kapni makinën, autokolonën time, apo makinat e ministrave kur nuk respektojnë semaforët, hajdeni e më bëni mua moral këtu.

Unë qëndroj në semafor, në çdo semafor, në përjashtim të ndonjë rasti ekstrem, kur ka ndonjë urgjencë. Kjo është e detyrueshme për të gjithë, njësoj. Po ju kujtoj që ministrat e qeverisë sime kanë marrë gjoba nga policia, pra shoferët e tyre për moszbatim të këtij rregulli.

Se shumë gjëra janë për t'u bërë nuk diskutohet, por dhe kjo për të fshirë gjërat dhe të flitet sikur jemi në kohën e atyre që nuk donin të dinin për semaforët, për asgjë, dhe në Shqipëri kishte më shumë vrasje se ditë viti, nuk mund të lihet të iki të kalojë kështu”, tha Rama në konferencë për shtyp. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos