UNESCO: Lufta në Ukrainë shkaktoi dëme me vlerë rreth 2.6 miliardë dollarë

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 08:15 | Aktualitet
UNESCO: Lufta në Ukrainë shkaktoi dëme me vlerë rreth 2.6

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme me vlerë rreth 2.6 miliardë dollarë, në objektet e trashëgimisë dhe kulturore të vendit, sipas organit kulturor të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, cituar nga CNN.

Raporti i UNESCO-s, kushtuar kulturës dhe turizmit, i cili përfshin luftën 1-vjeçare në Ukrainë midis 24 shkurtit 2022 dhe 24 shkurtit 2023, është një vlerësim i përbashkët i kryer nga qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

“Më 24 shkurt 2023, kostoja totale e dëmeve të shkaktuara nga aktivitetet e identifikuara ushtarake vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë”, thuhet në raportin e UNESCO. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/per-ta-shpetuar-nga-shkaterrimi-unesco-fut-odesa-n-ne-listen-e-trashegimise-boterore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos