
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos të shtyjë edhe për 2 javë afatin e aplikimit të prokurorëve për garën e SPAK.
Vendimi u morr një ditë para përfundimit të afatit, datës 7 shkurt, të përcaktuar një muaj më parë në mbledhjen e KLP-ës.
Por mungesa e aplikimeve e detyroi këshillin të marrë vendimin e shtyrjes së këtij afati, kjo edhe për arsyen e mos përjashtimit nga gara të çdo prokurori që synon të jetë pjesë e SPAK.
Një pjesë e mirë e prokurorëve kanë familjarët e tyre jashtë vendit, apo fëmijët me studime.
Një nga kriteret që duhet të plotësohen nga këta konkurrentë është fakti që lidhet me deklarimin e të dhënave sensitive që shkojnë deri tek raportimi i telekomunikacioneve të pjesëtareve të afërt të prokurorit, për të cilin duhet të merret konfirmimi i familjarëve. (A2 Televizion)