Unioni i Gazetarëve: Veprimi i prokurorisë bie, gazetarët të ndërgjegjësohen

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 16:35 | Kronikë
Unioni i Gazetarëve: Veprimi i prokurorisë bie, gazetarët të

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, liria e shprehjes, radios dhe e medias është e garantuar, ndërsa censura paraprake nuk lejohet.

Ligji për mediat audiovizive i Republikës së Shqipërisë, në nenin 4 të tij, thotë shprehimisht se veprimtaria e transmetimeve nuk lejohet të cenojë rendin kushtetues. Por, nga ana tjetër, në asnjërin prej rregullimeve ligjore nuk parashikohet kur diçka e tillë ka ndodhur dhe media është pasqyruese e ngjarjes.

E tillë është historia e publikimeve apo dhe hakerimeve që grupet kriminale iraniane kanë bërë ndaj sistemeve digjitale shqiptare. Për Unionin e Gazetarëve, qasja institucionale me ndalimin e publikimeve duhej të ishte e ndryshme.

Policia i referohet nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ndalohet publikimi i akteve sekrete të një çështjeje. Në Shqipëri sulmet kibernetike e kanë konsumuar këtë vepër penale ndaj shtetit, ndërsa media pasqyroi atë që ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos