Unioni i Operatorëve të Transportit Publik: Nuk mund të rifillojmë punën

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 12:30 | Aktualitet
Unioni i Operatorëve të Transportit Publik: Nuk mund të

Unioni i Operatoreve të Transportit Publik ka reaguar pas njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, për heqjen e të gjitha kufizimeve për transportin publik.

“Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ju bëjmë me dije se Unioni i Operatorëve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara. Me anë të kësaj deklarate përgënjeshtrojmë Ministren e Shëndetësisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”. Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si financiare ashtu edhe ligjore”, thuhet në njoftimin e Unionit të Operatorëve të Transportit Publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos