United dhe Rooney përballen për herë të parë me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 08:29 | Futboll
United dhe Rooney përballen për herë të parë me

Manchester United avancoi më tej në çerekfinalet e FA CUP. “Djajtë e kuq” nuk gabuan përpara skuadrës së Championship, Derby County.

United mbylli llogaritë që në 45 minutat e para, ku shënoi me mbrojtësin Shaw dhe sulmuesin Ighalo.

Ishte sërish nigeriani, ai që la gjurmë edhe në pjesën e dytë, me Manchester United që tanimë luan përballë surprizës Norwich në raundin tjetër.

Në radhët e Dernty aktivizohet edhe Wayne Rooney, sulmuesi historik i “Djajve të Kuq”, i cili u përball për herë të parë me ish-skuadrën e tij. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Y10EUh6fRto

A2 CNN Livestream

Latest Videos