Chelsea beson deri në fund, Southampton i Brojës i “vogël” ndaj Arsenal

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 18:04 | Futboll
Chelsea beson deri në fund, Southampton i Brojës i

Chelsea ka besuar deri në fund dhe ka arritur të marrë një fitore të mundimshme ndaj Leeds në javën e 16 të Premier League.

Blutë e Londrës arritën të rrëmbenin 3 pikët e nevojshme vetëm në minutën e 94 të takimit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Jorghino.

Në ndeshjen tjetër Arsenal fitoi pastër 3-0 ndaj Southampton të Armando Brojës. Shqiptari luajti për 70 minuta, por nuk mundi të linte shenjën e tij në këtë takim.

Liverpool gjithashtu bëri detyrën ndaj Aston Villas, duke fituar me rezultatin minimal 1-0, falë një penalltie të realizuar nga Salah. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos