Manchester United festoi më së miri emërimin e Solskjaer si trajner zyrtar i skuadrës duke mundur 2-1 Watford të shtuën. Marcus Rashford dhe Anthony Martial shënuan nga një gol secili ndërsa miqtë shkurtuan diferencën në fund të takimit, pa mundur që të befasonin “Djajtë e Kuq”.
Fitorja e rikthen skuadrën në vend të katërt në renditje, që do të thotë kualifikim për në Champions League, edhe pse Arsenal është vetëm një pikë mbrapa, dhe të hënën luan kundër Newcastle për të shpresuar të parakalojë United.

Më herët gjatë ditës, Manchester City fitoi 2-0 në fushën e Fulham, duke rimarrë kreun e renditjes, të paktën deri të dielën, kur do të shpresojë për një nder nga Tottenham, në sfidën e londinezëve kundër Liverpool. “The Reds” janë vetëm një pikë mbrapa dhe mund të dalin përsëri në vend të parë. (A2 Televizion)