Një minutë heshtje për Ali Memën, mesazhi i “Tirona Fanatics” për legjendën bardheblu

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 17:07 | Futboll

Para nisjes së ndeshjes Tirana-Laçi, futbollistët e të dy skuadrave kanë mbajtur nga një minutë heshtje për nder të Ali Memës, ish-lojtarit dhe trajnerit të skuadrës bardheblu, të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Legjenda e klubit është nderuar edhe nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics” të cilët kishin përgatitur një parullë më një mesazh teoër domethënës.

“Kur ti jeton akoma në zemrën e familjes, kujtimin e tifozëve dhe shpirtin e kryeqytetit, vdekja nuk është fundi”, shkruhej në banderolën e hapur nga tifozët.

Ali Mema u nda nga jeta të martën e 26 marsit në moshën 76-vjeçare. Ikona e klubit të Tiranës humbi betejën me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas vetes një trashëgimi të madhe në sportin shqiptar, e mbi të gjitha në skuadrën bardheblu.

Ali Mema e kaloi pjesën më të madhe të karrierës me Tiranën, ndërsa ka luajtur edhe me Vllazninë dhe një sezon me Partizanin, teksa regjistroi edhe 14 ndeshje me Kombëtaren. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/shuhet-nje-ikone-homazhet-ne-nder-te-legjendes-ali-mema/

A2 CNN Livestream

Latest Videos