United fiton ndaj Aston Villa dhe vendos rekord në Premier League

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 08:41 | Futboll
United fiton ndaj Aston Villa dhe vendos rekord në Premier League

4 fitore radhazi me një diferencë prej 3 golash. Manchester United ka shkruar historinë duke u bërë klubi i parë në historinë e Premier League që arrin këtë rekord.

“Djajtë e Kuq” treguan edhe një herë formën fantastike, ndërsa mposhtën 3-0 ekipin e Aston Villa. Bruno Fernandes nga 11-metërshi, Greenwood, dhe Pogba shënuan për United, që qëndron në vendin e pestë në klasifikim, me 58 pikë.

Skuadra e Solskjaer është vetëm një pikë larg Leicester dhe 2 pikë larg nga Chelsea që kanë të drejtën për momentin të përfshihen në Champions League. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=nmERNK-yBUY

A2 CNN Livestream

Latest Videos