United nuk ia del, “Topçinjtë” dalin me një pikë nga “Old Trafford”

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 22:53 | Futboll
United nuk ia del, “Topçinjtë” dalin me një

Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida përmbyllëse e javës së 7 në Premier League mes Manchester United dhe Arsenal. Djemtë e Solskjaer hasën një rival të fortë në ndeshjen e radhës në shtëpi duke treguar edhe njëherë se janë larg pritshmërive në këtë sezon.

Manchester kaloi i pari në avantazh në minutën e 45 të pjesë së parë falë një kundërsulmi të shpejtë të konkretizuar në gol nga McTominay.  Pas pushimit të ndeshjes “Topçinjtë” treguan se nuk kishin shkuar thjesht si vizitorë në “Old Trafford” dhe në minutën e 58 barazuan ndeshjen me Aubameyang.

Minutat e mbetura Manchester United tentoi gjithçka por nuk ia doli të marrë tre pikë pasi gaboi shumë para portës. United aktualisht ndodhet në vendin e 10 me 9 pikë ndërsa Arsenali renditet i 4-ti me 12 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos