Uragani Ida në SHBA, 1 milion në errësirë, duhen javë për të kthyer energjinë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 16:58 | Aktualitet

Banorët në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të qëndrojnë në errësirë për disa javë. Autoritetet po shqyrtojnë dëmet e mëdha që shkaktoi uragani Ida, që preku tokën të dielën me erëra deri në 240 kilometra në orë. Është uragani i pestë më i fuqishëm që goditi ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Rreth 1 milion banorë mbetën pa energji elektrike, pemë u rrëzua dhe shumë rrugë e ndërtesa u dëmtuan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos