“Urdhër Inxhinieri nuk ka, sepse nga ai humbasin të papërgjegjshmit dhe qeveria”

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 21:56 | Aktualitet
“Urdhër Inxhinieri nuk ka, sepse nga ai humbasin të

Luan Myrtaj, inxhinier ndërtimi dhe pedagog në Fakultetin e Ndërtimit, deklaroi në “A2 Business Week” se fakti që vetëm për inxhinierët nuk ka një Urdhër siç kanë profesionet e tjera, ka një arsye të fortë.

“Ka shumë bërryla dhe shumë kundra, për arsye se krijimi i tij do të thotë rregull. Me rregullin fiton inxhinieri i ndershëm, shoqëria, por humbasin dy grupe të forta: inxhinierët e papërgjegjshëm dhe qeveria. Qeveria, me ligjin e ri, po merr disa atribute të Urdhrit, pasi i do nën kontroll inxhinierët”, theksoi Myrtaj.

Erion Softa, inxhinier ndërtimi dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i INUK, mendon se “projektligji i ri zgjidh se kush e merr përgjegjësinë personale” në raste tragjedish të tjera.

“Vetëm këtë bën, por ç’më duhet mua përgjegjësia personale për një inxhinier? Mua më duhet se kush e kontrollon sistemin, kush i jep garanci qytetarit dhe objektit”, nënvizoi Softa.

Sipas Gëzim Beqajt, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, “asnjë gozhdë nuk duhet ngulur pa firmën e inxhinierit” dhe “shteti duhet t’i japë kompetenca inxhinierit, e më pas t’i kërkojë përgjegjësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos