Urdhëroi kontrollin e banesës së Trump, kërcënohet drejtori i FBI

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 07:46 | Bota
Urdhëroi kontrollin e banesës së Trump, kërcënohet

Drejtori i FBI, Christopher Wray, është shfaqur i shqetësuar pas kërcënimeve e marra nga mbështetësit e Donald Trump pas kontrollit nga agjentët e tij në rezidencën e ish-presidentit në Florida.

Wray, po ashtu dhe Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland si dhe agjentët që kryen bastisjen janë në shënjestër të kritikave nga republikanët dhe kërcënimeve, në disa raste me vdekje, në mediat sociale të mbështetësve të Trump.

Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump reaguan me zemërim dhe kërkuan llogari për kontrollin e FBI-së në banesën e tij në Mar Al Lago, të Floridas.

Agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që Trump dyshohet t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tij.

Vetë ish-presidenti e cilësoi ngjarjen si të gjueti shtrigash, të motivuar politikisht dhe që nuk ndodhte as në republikat e botës së tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos