Urës 453 metra të gjatë i vendosen 150 kilogramë eksplozivë

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 17:15 | Bota
Urës 453 metra të gjatë i vendosen 150 kilogramë

Një urë e rrënuar pranë qytetit të Luedenscheid në Gjermani u hodh në erë me një shpërthim të kontrolluar. Për të rrëzuar urën 453 metra të gjatë, e cila u ndërtua midis viteve 1965 dhe 1968, u nevojitën 150 kg eksplozivë.

Një grup i madh spektatorësh u mblodhën në një zonë të sigurt nga shpërthimi për të parë shkatërrimin.

"Shpërthimi ishte i madh. E kam parë urën që po ndërtohej kur isha fëmijë dhe tani doja ta shihja edhe duke u prishur", tha një qytetar. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=cCGctqjd_9E

A2 CNN Livestream

Latest Videos