
Sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri të plotë për festën e fundvitit.
Të gjitha spitalet do të jenë me shërbim të përforcuar ndërsa Urgjenca Kombëtare ka ngritur 100 ekipe për të përballuar problemet shëndetësore të popullatës, kryesisht nga pandemia.
“E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë”, tha Manastirliu teksa ka takuar ekipin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot. (A2 Televizion)