
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët dhe në veçanti besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.
Një urim i veçantë nga kryetari Basha ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Urimi i Lulzim Bashës për Krishtlindje
Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!
Një lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.
Dua të falënderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.
Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.
Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë! (A2 Televizion)