Të moshuarit në radhë, të parët për të marrë dozën e tretë anti-covid

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 15:29 | Sociale
Të moshuarit në radhë, të parët për të

Të moshuarit janë të parët që shfaqin interes për dozën e tretë anti-Covid. Pas njoftimit nga mjeku i familjes, që herët i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë dozën përforcuese, thonë se i tremben virusit, por jo vaksinës.

Doza e tretë përforcuese do të bëhet pranë qendrave shëndetësore dhe vetëm pas njoftimit nga mjeku i familjes.

Tashmë janë hartuar listat emërore si dhe kombinimet që do të kryhen për çdo tip vaksine. Ndërsa për fëmijet mbi 12 vjeç me sëmundje shoqëruese, do të kryhet vetëm vaksina Pfizer.

Aplikimi i saj do të bëhet në konsultim me mjekun specialist dhe vetëm pas miratimit nga prindi. Dozat për fëmijët mbi 12 vjeç do të kenë të njëjtin protokoll si për të rriturit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos