Ushtarët amerikanë “përveshin mëngët” dhe ndërtojnë spitalin fushor me 100 shtretër në Hatay

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 19:20 | Bota

Ushtarët amerikanë, të cilët erdhën në Turqi pas tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, janë angazhuar maksimalisht për të ndërtuar një spital fushor me 100 shtretër, me shërbim urgjence dhe me 2 salla operacioni në kopshtin e Universitetit “Hatay Mustafa Kemal”.

Nënkoloneli Jeffrey Castiglione nga Marina Amerikane u shpreh se, pasi të përfundojë ngritja e spitalit, ai do t'i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

"Ne erdhëm këtu me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë dhe po punojmë në koordinim me Agjencinë e Zhvillimit Ndërkombëtar të SHBA. Ky spital fushor do të ketë një kapacitet prej 100 shtretërish. Do të ketë Njësitë speciale si pediatria dhe urgjenca. Sapo ta mbyllim , më pas do t'ia dorëzojmë Ministrisë së Shëndetësisë turke”. (A2 Televizion)

Nënkoloneli Jeffrey Castiglione nga Marina Amerikane
https://a2news.com/2023/02/26/mahniten-ekspertet-lagja-e-ndertuar-120-vjet-me-pare-e-paprekur-nga-termetet-gjithcka-rreth-saj-e-shkaterruar/
https://a2news.com/2023/02/24/asnje-nga-12-godinat-qe-ndertoi-nuk-i-levizi-tulla-nga-termeti-gjithcka-rreth-tyre-u-zhduk/
https://a2news.com/2023/02/24/nis-aplikimi-i-metodes-qe-mund-te-shpetoje-stambollin-nga-termetet-por-fibrat-e-karbonit-do-te-paguhen-nga-qytetaret-me-keste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos