Shpëtoi 60 fqinj, por muri i katit të tretë e zuri poshtë e i mori jetën, sapo nxori xhaxhanë e bllokuar  

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 16:17 | Bota
Shpëtoi 60 fqinj, por muri i katit të tretë e zuri poshtë e

Një tjetër histori e dhimbshme vjen nga Turqia, që tregon më së miri bashkimin e madh njerëzor që solli kjo ngjarje e 6 shkurtit, që turqit e kanë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Bëhet fjalë për Burhan Polat, një shtetas turk, i cili arriti të shpëtojë 60 persona të bllokuar në shtëpitë e tyre në një pallat 6-katësh, por që fatkeqësisht nuk do të jetonte dot vetë.

Tragjedia ndodhi në lagjen “Islahiye” të Gaziantepit, ku Polat humbi jetën duke u rrëzuar nën murin e betonit pasi doli nga ndërtesa, ku kishte shpëtuar dhjetëra persona.

Ai jetonte në katin e tretë të këtij pallati dhe kur ra tërmeti, pasi pa që bashkëshortja dhe fëmijët ishin mirë dhe të pa rrezikuar, vrapoi drejt kateve të sipërme për të shpëtuar fqinjët e tij të mbyllur nëpër banesa.

Ai shkelmoi dyer e mure që nuk hapeshin si pasojë e lëkundjeve, duke arritur të nxjerrë prej andej rreth 60 persona, por teksa nxirrte nga godina xhaxhanë e tij, muri i katit të tretë papritur u këput dhe e zuri atë poshtë, duke i marrë jetën.

Ai u nxor nga rrënojat nga të tjerë, dhe u nis për në spital, por fatkeqësisht nuk ia arriti të mbijetojë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/26/i-mbuluar-koke-e-kembe-me-jorgan-historia-tragjike-e-19-vjecarit-turk-qe-vdiq-nen-rrenoja-se-bashku-me-te-vellane/
https://a2news.com/2023/02/23/shkoi-te-kontrollonte-themelet-e-pallatit-zbuloi-se-ishin-me-tulla/
https://a2news.com/2023/02/22/historia-prekese-e-10-vjecares-eylul-prinderit-u-bene-strehe-me-trupat-e-tyre-per-ta-shpetuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos