“Ushtarët” vijnë me motorë uji dhe hapin zjarr në resortin luksoz, tmerr mes pushuesve në plazh

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 11:39 | Bota

Disa persona të veshur si ushtarë kanë qëlluar me armë zjarri në një plazh të Kankunit, në Meksikë, shumë pranë një resorti luksoz pushimesh.

5 burra mbërritën në plazh me motorë uji dhe nisën të qëllonin në ajër, duke tmerruar pushuesit.

Sipas autoriteteve meksikane të rendit, pasi personat që po shijonin plazhin u larguan në panik, personat e armatosur ndërruan veshjet dhe u larguan.

Deri tani, nuk ka raportime për persona të plagosur nga kjo ngjarje që ndodhi në resortin që e konsideron veten “100% familjar” dhe ku një dhomë kushton 380 dollarë për një natë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/05/kunderpergjigje-ndaj-karteleve-te-droges-batalioni-me-1500-ushtare-nis-patrullimin-e-plazheve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos