All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tensionet me Rusinë, Biden “tradhton” Ukrainën: Dërgimi i ushtrisë, jo opsion

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 19:06 | Bota
Tensionet me Rusinë, Biden “tradhton” Ukrainën:
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk e konsideron një opsion, dërgimin e ushtrisë në terren në Ukrainë, teksa tensionet me Rusinë sa vijnë e shtohen.

Ai njoftoi se presionin do ta përqendrojë kryesisht në kërcënimin me sanksione ekonomike.

All - Paragraf - 3

“Nëse ai pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda. Po flas për pasoja ekonomike siç nuk janë vendosur kurrë më parë. Ai e di dhe përgjigja e menjëhershme ishte se e kuptonte këtë. Kjo nuk është në tryezën e negociatave. Ne kemi një detyrim moral dhe ligjor ndaj aleatëve tanë në NATO nëse ata do të sulmonin, sipas Artikullit Pesë. Është një obligim i shenjtë. Por ai detyrim nuk shtrihet edhe për Ukrainën. Kjo do të varet edhe nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të NATO-s, nëse do të dëshironin gjithashtu. Por idea që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcë në mënyrë të njëanshme kundrejt Rusisë që pushton Ukrainën, nuk është në letra për momentin”, tha Biden. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos