Një ushtar kinez i shpëtoi vdekjes për mrekulli pasi hodhi aksidentalisht një granatë pranë këmbëve të tij, pasi ishte shumë nervoz gjatë stërvitjes.
Fatmirësisht, ushtari kishte pranë komandantin e njësisë, i cili reagoi me shpejtësi duke e tërhequr pas thasëve mbrojtës. Sipas autoriteteve kineze, të dy shpëtuan pa lëndime.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 14 dhjetor dhe pikën stërvitore të Policisë së Hebeit, pjesë e forcave paraushtarake kineze. Në një postim në mediat sociale kineze, autoritetet thanë se e publikuan videon për të treguar gabimin dhe reagimin e shpejtë të komandantit. (A2 Televizion)