
Qielli u ndriçua natën mes të dielës dhe të hënës në Sicili, pasi vullkani Etna shpërtheu, duke e dërguar llavën në disa metra lartësi.
Shpërthimet e para nisën të dielën në orën 21:20 dhe zgjatën deri në orën 03:00 të mëngjesit. Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, pati dy shpërthime në kraterin juglindor të vullkanit.
Hiri vullkanik mbuloi disa pjesë të fshatrave të vegjël pranë Katanias. Të hënën në mëngjes, makina, rrugët dhe ballkonet e shtëpive ishin të gjitha të mbuluara nga hiri, ndërsa punëtorët lokalë nisën të pastronin.
Vullkani 3330 metra i lartë është më aktivi në Europë, me disa shpërthime përgjatë vitit. (A2 Televizion)